Sport

Chelsea dështon sërish, barazon në shtëpi me Leicesterin

Foto: Reuters

Chelsea nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim me Leicesterin në Premier Ligë.

Pas dështimit në xhiron e parë, kur “Blutë” u mposhtën 4 me 0 nga Manchester Unitedi, dhe humbjes në SuperKupën e Evropës ndaj Liverpoolit në mesjavë, Chelsea u ndal 1 me 1 në shtëpi në xhiron e dytë të sezonit të ri.

Mason Mount kaloi Chelsean në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Wilfried Ndidi barazoi gjithçka në pjesën e dytë.