Sport

Prishtina siguron shërbimet e Labinot Ibrahimit

Pas këmbënguljes së madhe, FC Prishtina ka arritur të sjell në radhët e saj ish-mbrojtësin e saj me përvojë të madhe, Labinot Ibrahimi.

Labinot Ibrahimi ka 7 vite që është pjesë e klubit të Partizanit të Tiranës, me të cilët ka regjistruar 188 ndeshje, e ka shënuar 7 gola.

Ibrahimi ka qenë pjesë e klubit të Prishtinës për katër stinor (2009-2013) para se të transferohej te Partizani, transmeton koha.net.

“Pas gjashtë vitesh rikthehem aty ku e nisa. Jam shumë i lumtur dhe besoj se me kontributin tim t’ia arrijmë edhe qëllimet të cilat i ka FC Prishtina.’

Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje që kam pasur mundësi, janë djem të ri, punëtor dhe së bashku besoj do t’i arrijmë objektivat”, është shprehur Ibrahimi.