Ozil e Kolashinac të gatshëm për ndeshjen ndaj Burnleyt

Ozil e Kolashinac të gatshëm për ndeshjen ndaj Burnleyt

15 August 2019 16:20

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është “100 për qind” i sigurt se Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac janë mentalisht të gatshëm të luajnë kundër Burnleyt të shtunën në Premier Ligë.

Dyshja u la jashtë ekipit në ndeshjen hapëse të Premier Ligës ndaj Newcastlet për shkak të shkaqeve të sigurisë pas sulmit që kishin pasur në korrik nga disa sulmues të armatosur.

Mesfushori Ozil dhe mbrojtësi i majtë Kolashinac janë kthyer tashmë në ushtrime me ekipin.

Në konferencën para ndeshjes, Emery ka thënë se të dy lojtarët janë mentalisht të fokusuar në ekip.

“Fokusi im është të jemi pozitiv dhe mendoj se lojtarët kanë 100 për qind mendjen këtu. Dua t’u ndihmoj të jetë gjithçka normale me ne, në ushtrime dhe të jetë fokusi vetëm për ndeshjet e futbollit”, ka deklaruar Emery, raporton BBC.

Dy burra ishin arrestuar më 8 gusht afër shtëpisë së Ozilit në Londër dhe në shtator pritet të dalin para gjykatës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme