Sport

Balotelli shumë afër Brescias, mësohen detajet e marrëveshjes

Sulmuesi italian Mario Balotelli do të përfitojë pagë 1-2 milionë euro te Brescia, edhe pse ajo mund të rritet përmes bonuseve.

Brescia pritet të zyrtarizojë Balotellin si transfer të lirë, me 29-vjeçarin që refuzoi Flamengon për t’u rikthyer në shtëpi.

“Gianluca Di Marzio” raporton se lojtari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me pagë fillestare prej një milion euro, që mund të bëhet 3 milionë përmes bonueseve.

Në anën tjetër “Sportitalia” shkruan se ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit do të fitojë 2 milionë euro në sezon, plus 1.5 të tjerë nëse klubi shmang rënien në Serie B.

Te Marseille ku luajti Balotelli së fundmi, italiani fitonte rreth 4 milionë euro në sezon.