Sport

Arsenali synon të largojë katër lojtarë, në mesin e tyre edhe Mustafin

Arsenali synon të largojë katër lojtarë, në mesin e tyre edhe Mustafin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë disa largime nga klubi.

“Në 20-25 ditët e ardhshme, disa lojtarë do të largohen nga klubi. Arsyeja është se unë dua ta kompletoj skuadrën ashtu siç dua unë, andaj do të ketë largime”, ka thënë Emery, i cili nuk i ka zbuluar emrat, transmeton KTV.