Sport

Neto, pesë javë jashtë fushës

Portieri i Barcelonës, Neto, do të mungojë për pesë javë për shkak të një frakture në dorën e majtë, raportoi gazeta "Marca".

Braziliani pati paraqitje të mira para-sezonale me Barcelonën, përfshirë një performancë impresive në fitoren 4:0 ndaj Napolit në SHBA, transmeton Koha Ditore.

Barcelona e transferoi Neton këtë verë si portier të dytë, pasi portier i parë është Marc-Andre ter Stegen.

Neto si portier i dytë e ka zëvendësuar holandezin Jasper Cillessen, që u transferua te Valencia. Mësohet se Barcelona tash për portier rezervist për javët në vijim do të ftojë të riun Inaki Pena.