Trajneri i Atleticos, Diego Simeone ka konfirmuar se Angel Correa pritet të largohet gjatë këtij muaji.
Correa ka qenë i lidhur me një kalim te Milani, por raportohet se Rossonerët së pari duhet të shesin Suson para se të arrijnë një marrëveshje, transmeton Koha.net.
“Ne jemi të përgatitur e të hapur për gjithçka që mund të ndodhë nga tani deri në përfundim të afatit kalimtar. Correa është stërvitur shumë mirë, jam i kënaqur me të e pas kësaj gjithçka që do të bëhet le të bëhet”, ka thënë Simeone.