Liverpooli nis me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë

- 22:56Liverpooli nis me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë
- 21:49Liverpooli mbyll pjesën e parë ndaj Norwichit me katër gola epërsi
- 21:40Lëndohet Alissoni, te Liverpooli debuton Adriani
- 21:31Van Dijk trefishon epërsinë e Liverpoolit ndaj Norwichit
- 21:21Salahu realizon golin e parë në sezonin e ri
- 21:09Premier Liga nis me autogol
- 20:02Formacionet zyrtare, Liverpool – Norwich
Liverpooli nis me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë
Liverpooli ka nisur me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë, duke e mposhtur 4 me 1 Norwichin.
Të katër golat, ekipi i Jurgen Kloppit i realizoi në pjesën e parë.
Një autogol i Hanleyt dhe nga një gol i Mohamed Salahut, Virgil van Dijkut e Divock Origit ia dhanë tri pikët e para skuadrës nga Anfieldi.
Pukki ishte golashënuesi i vetëm për Norwichin.
Te Liverpooli në këtë ndeshje u lëndua portieri Alisson Becker, ndërsa nuk u paraqit fare ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.
Liverpooli mbyll pjesën e parë ndaj Norwichit me katër gola epërsi
Liverpooli po udhëheq 4 me 0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Norwichin në ndeshjen hapëse të Premier Ligës.
Golin e katërt e shënoi Divock Origi në minutën e 42-të. Ai shënoi pas asistimit nga Alexander-Arnold.
Lëndohet Alissoni, te Liverpooli debuton Adriani
Ka debutuar për Liverpoolin portieri Adrian.
Ai zëvendësoi Alisson Beckerin që u lëndua dhe e pati të pamundur të vazhdonte ndeshjen.
Van Dijk trefishon epërsinë e Liverpoolit ndaj Norwichit

Virgil van Dijk ka trefishuar epërsinë e Liverpoolit në ndeshjen ndaj Norwichit.
Holandezi shënoi me kokë në minutën e 28-të pas harkimit të Mohamed Salahut nga rivënia këndore.
Salahu realizon golin e parë në sezonin e ri

Mohamed Salah ka shënuar golin e parë në sezonin e ri. Sulmuesi i Liverpoolit dyfishoi epërsinë e “Të Kuqve” në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier Ligë ndaj Norwichit.
Ai shënoi në minutën e 19-të, pas asistimit të Roberto Firminos.
Premier Liga nis me autogol

Edicioni i ri i Premier Ligës ka nisur me një autogol.
Grant Hanley i Norwichit shënoi gabimisht në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit vetëm shtatë minuta pas nisjes së sezonit të ri në Premier Ligë.
Formacionet zyrtare, Liverpool – Norwich
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool – Norwich, hapëse e edicionit të ri të Premier Ligës.
Te “Të Kuqtë” në bankën rezervë është ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.
Ndeshja nis në orën 21:00 në “Anfield”.
Këto janë formacionet
Liverpool:
Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Origi, Salah, Firmino.
Rezervë: Adrian, Milner, Keita, Mane, Oxlade-Chamberlain, Shaqiri, Matip.
Norwich:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shabani i vetmi që lufton për medalje në Evropianin e karatesë

Beçiragiq: Ende nuk ka përfunduar asgjë

Minchev: Kemi luajtur tmerrshëm, por nuk dorëzohemi

Sivaspori fiton trofeun e Kupës së Turqisë

Jashanica mbetet te Ballkani

Napoli transferon Oliveran dhe Anguissan

Ylli bindës në Mitrovicë, është një fitore larg mbrojtjes së titullit

Hajduku fiton Kupën e Kroacisë

Jashari shënon gol shumë të rëndësishëm për Luzernin
Selmani humb penallti vendimtare në finalen e Kupës

Vrioni i pandalshëm, shënon golin e 19-të të edicionit
