Sport

Ryan Sessegnon afër Tottenhamit

Descriptive Text

Raportohet se Tottenhami ka siguruar shërbimet e yllit të Fulhamit, Ryan Sessegnon, kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Premier Ligë.

Goal raporton se Tottenhami ka paguar 27 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Në marrëveshje është përfshirë edhe Josh Onomah, i cili do të bashkohet me Fulhamin.

Sessegnon ishte ai që e ka shtyrë këtë marrëveshje drejt finalizimit, kur dihet se ai ka vetëm edhe një vit kontratë me Fulhamin.