Tottenhami nuk është më i interesuar në mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.
Londinezët konsideronin një huazim për 27-vjeçarin, që iu bashkua katalonasve nga Liverpooli në janar të 2018-s për 150 milionë euro, raporton BBC.
Ai kishte punuar me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, në formë huazimi tek Espanyoli më 2012.
Coutinho shënoi 21-gola në 76 paraqitje për Barçën, por u përfol vazhdimisht për largim nga Camp Nou. Arsenali, PSG, e Liverpooli ishin në mesin e skuadrave që dëshironin po ashtu transferimin e tij.
Tottenhami po e kërkonte brazilianin pasi pritej largimi i mesfushorit Christian Eriksen në drejtim të Manchester Unitedit, por “Djajtë e Kuq” hoqën dorë nga ai, duke bërë që edhe negociatat për Coutinhon të marrin fund.
Afati kalimtar në Premier Ligë mbyllet të enjten në orën 18:00, sipas kohës sonë lokale.