Sport

Kosova kërkon ndihmën e publikut për ndeshjen me Britaninë

Në një moment jo shumë pozitiv, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll kthehet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. E goditur nga lëndimet e edhe më shumë nga humbja shokuese nga Luksemburgu, Kosova e pret në arenën buzë lumit Ibër, përfaqësuesen e Britanisë së Madhe që llogaritet favorite e grupit.

Ndeshja Kosova - Britania e Madhe luhet të mërkurën (sot, 20:30) në kuadër të Grupit G të raundit të tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kosova fushatën në raundin e tretë parakualifikues e nisi të shtunën, kur në udhëtim pësoi nga Luksemburgu inferior me shifrat 88:80.

Gjatë është llogaritur në fitore ndaj Luksemburgut, që kështu të rivalizohet Britania e Madhe për pozitën e parë në grup, që është e vetmja që dërgon në kualifikimet e rregullta. Me fitore ndaj Britanisë, Kosova mbetet fuqishëm në garë, ndërsa me humbje eventuale thuajse humb gjasat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)