Sport

Pochettino telefonon Coutinhon për ta bindur t’i bashkohet Tottenhamit

Descriptive Text

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, raportohet se e ka telefonuar mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, për ta bindur që t’i bashkohet klubit anglez.

Sipas “SkySports”, klubi londinez tani është favorit për të siguruar shërbimet e brazilianit në formë huazimi.

Coutinho kishte pasur gjashtë muaj tejet të suksesshme me Pochettinon kur ishte huazuar tek Espanyoli më 2012, duke shënuar pesë gola në 16 paraqitje.

Transferimi i Coutinhos te Tottenhami do t’i hapte rrugën e largimit Christian Eriksenit.

Pos Tottenhamit, ditëve të fundit u raportua se në garë për Coutinhon është edhe Arsenali.