Interi po e shqyrton mundësinë që të huazoj mesfushorin kilian të Barcelonës, Arturo Vidal deri në fund të stinorit, bën të ditur “FCInterNews” të martën.
Interi ka marrë sinjale pozitive nga Barcelona dhe Vidal vet është i hapur për të kaluar te Interi, transmeton “Koha Ditore”.
Kiliani ishte pranë Interit verën e kaluar, por Barcelona u fut në garë dhe e transferoi atë nga Bayern Muencheni.
Mirëpo, 32-vjeçari tash është i gatshëm të kthehet në Itali dhe sërish të punojë me Antonio Conten, me të cilin kishte fituar tre tituj të Italisë te Juventusi.