Sport

Arsenali kërkon huazimin e Coutinhos

Descriptive Text

Skuadra e Arsenalit ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me huazimin e Philippe Coutinhos, pasi mesfushori brazilian nuk bën pjesë në planet e ekipit nga La Liga për edicionin e ri.

Kështu, ka shkruar të dielën e përditshmja spanjolle "Diario AS", transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Arsenali po kërkon huazimin e Coutinhos, me të drejtën e blerjes së tij në vitin tjetër.

Barcelona për të lënë të lirë Coutinhon, kërkon të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim.

Coutinho 27-vjeçar, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

Ai në "Camp Nou" u transferua në janar të vitit të shkuar, por asnjëherë nuk të bind me paraqitjet e tij. Për shërbimet e tij, Barça i pagoi Liverpoolit 145 milionë euro dëmshpërblim.

Edicionin e fundit, Coutinho ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime në 54 ndeshje.