Alidema i gatshëm për duelin me Rijekën

Alidema i gatshëm për duelin me Rijekën

01 August 2019 21:55

Sulmuesi i krahut, Festim Alidema, do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Slaven Belupon në ndeshjen kundër Rijekës, që do të luhet të shtunën në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit kroat.

Lajmi është bërë i ditur në uebfaqen zyrtare të Slaven Belupos. Në njoftim thuhet se Alidema ka marrë lejen e punës pas regjistrimit në Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ivica Sertiq, transmeton Koha Ditore.

Alidema muajin e shkuar kaloi te Slaven Belupo nga Llapi.

"Festim Alidema ka të drejtën të luajë me ekipin e parë të Slaven Belupos, pasi ka marrë lejen e punës", thuhet në njoftim. Alidema ka firmosur kontratë dyvjeçare me Slaven Belupon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme