Juventusi i hap rrugën kalimit të Khediras tek Arsenali

Juventusi i hap rrugën kalimit të Khediras tek Arsenali

01 August 2019 17:14

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, raportohet se është tejet i vendosur të transferojë mesfushorin e Juventusit, Sami Khedira, por vetëm nëse “Topçinjtë” e transferojnë si lojtar të lirë.

Khedira u pa në fundjavë në Emirates, duke shtuar spekulimet se mund t’i bashkohet Arsenalit.

“Calciomercato” tani ka njoftuar se edhe Juventusi edhe Khedira janë pajtuar për ndare dhe se gjithçka ka mbetur në duart e Arsenalit.

Në raportim shtohet se Emery po bën presion që ta transferojë gjermanin dhe klubi i ka bërë me dije se do të konsiderojë transferimin e tij vetëm pasi ai të përfundojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Problemi shihet edhe te marrëveshja personale, me 32-vjeçarin që aktualisht paguhet 6 milionë euro në sezon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme