Mauro Icardi i ka vendosur ultimatum Interit, duke kërkuar transferimin te Juventus, në këtë kundërt, sulmuesi do të qëndrojë te zikaltërit.
Siç shkruan “Sportmediaset”, në një shkrim të publikuar të enjten në mëngjes, sulmuesi argjentinas edhe pse ka rinisur stërvitjen me “Interin” e ardhmja e tij është larg Milanos.
U fol për Napolin, por bomberi 26-vjeçar në mëndje ka vetëm Juventusin. Mauro Icardi nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga idetë e tij.
Ai ka lajmëruar dhe më herët se dëshiron të qëndrojë tek Interi. Është i gatshëm dhe të rri dy sezone pa luajtur për të qëndruar te zikaltërit, por në rast se skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk e dëshiron, tashmë Icardi ka bërë zgjedhjen e tij dhe vullneti i argjentinasit është transferimi te Juventus, transmeton kp.
Bardhezinjtë janë tashmë në tentativa me Manchester United për të siguruar sulmuesin Romelu Lukaku, por kjo ka mbetur pezull për shkak të Dybalas.
Fantazisti bardhezi është pjesë e këtij transferimin dhe pa thënë po “La Yoja”, shkëmbimi Lukaku-Dybala vështirë se realizohet.
Në këtë pikë, sërish del në skenë emri Icardit, i cili ushton në Torino me mjaft optimizëm, pasi dhe vetë tifozët bardhezi nuk e shohin pozitivisht mbërritjen e sulmuesit belg të United, teksa shohin te Icardi, bomberin e të ardhmes në sulmin bardhezi.