Sport

Malcolmi mund të përfundojë te Zeniti

Sulmuesi i krahut te Barcelona, braziliani Malcolm, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Rusi, te skuadra e Zenitit.

“Diario Sport” ka raportuar të martën se Zeniti i ka ofruar Barcelonës 40 milionë euro dëmshpërblim me bonuse për transferimin e Malcolmit gjatë kësaj vere, transmeton “Koha Ditore”. Gjithashtu, ekipi rus i ka ofruar 22-vjeçarit pagë vjetore prej pesë milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2025.

Malcolm do të largohet nga Barcelona, pasi nuk bindi me paraqitjet e tij edicionin e shkuar.

Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023, kurse vitin e shkuar iu bashkua nga Bordeauxi për 41 milionë euro. Shënoi katër gola në 24 ndeshje te Barcelona.