Babai i Mustafit mohon kontaktet me Romën

Babai i Mustafit mohon kontaktet me Romën

30 July 2019 18:13

Babai dhe agjenti i futbollistit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka mohuar raportimet se futbollisti po kërkohet nga Roma.

Madje, sipas tij, lojtari s’ka pasur kontakte me asnjë klub në Itali.

“S’ka pasur kontakt as me Romën e as me ndonjë klub tjetër italian”, ka thënë agjenti Kujtim Mustafi për “Romanews”.

Gjithsesi, në Francë po raportohet se Monaco ka shprehur interesim për të transferuar Mustafin.

Ai është pjesë e Arsenalit nga viti 2016, kur kaloi nga Valencia për 40 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme