Sport

Bale mbetet jashtë ekipit të Realit, shtohen spekulimet për largim

Gareth Bale nuk është përfshirë në listën prej 24 lojtarëve të Real Madridit për përballjen me Tottenhamin në “Audi Cup”.

Njoftimi i skuadrës vjen pas shumë spekulimesh që e lidhin lojtarin me largim nga “Mbretërit”, edhe pse u tha se një marrëveshje për kalim në Kinë u anulua në fund. Jiangsu Suning ishte afër transferimit të 30-vjeçarit duke i ofruar pagë 1 milionë funtesh në javë, por Reali dëshironte të përfitojë nga shitja e uellsianit e të mos lejojë largimin e tij si lojtar i lirë.

Në vend të Balet, kinezët transferuan Ivan Santinin duke tejkaluar kuotën e lojtarëve të huaj në Superligën e Kinës, duke i dhënë fund shanseve që Bale t’i bashkohet këtij klubi.

Sipas raportimeve, Bale është nervozuar me vendimin e Realit që të mos e lejojë largimin e tij si lojtar i lirë dhe ka vendosur të mos udhëtojë në Munih për turneun. Tani “Goal” raporton se lojtari po përpiqet të negociojë rrugën e largimit.

Ky është ekipi i Realit për “Audi Cup”:

Portierë: Keylor Navas, Lunin, Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Javi Hernández, De la Fuente, Miguel Gutiérrez.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Valverde, Isco, Seoane.

Sulmues: Mariano, Benzema, Lucas Vázquez, Vinicius Jr., Hazard, Rodrygo, Kubo.