Banditët sulmojnë yjet e Arsenalit

Banditët sulmojnë yjet e Arsenalit

25 July 2019 21:41

Yjet e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac janë sulmuar nga disa banditë në Londër në mbrëmjen e së enjtes.

Ozili është parë me veturën e tij Mercedes G-Class SUV, i ndjekur nga dy banditë me motoçikleta.

Në videot e publikuara në mediat angleze shihet se reprezentuesi i Bosnjës, Kolashinac, ndjek banditët dhe përplaset me ta.

Në anën tjetër, Ozili kishte hyrë në një restorant turk afër. Stafi aty i kishte dalë në ndihmë dhe kishte larguar sulmuesit.

Policia, sipas “DailyMail”, kishte dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe po merret me rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme