Sport

Tottenhami në bisedime për Dybalan

Foto: Reuters

Ekipi i Tottenhamit është zyrtarisht në negociata me Juventusin për transferimin e argjentinasit Paulo Dybala, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze.

Mësohet se Tottenhami është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro dëmshpërblim për Dybalan, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Juventusi, transmeton Koha Ditore.

26-vjeçari, ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2022. Edicionin e shkuar, Dybala ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë pesë asistime në 42 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Dybala te Juventusi është transferuar para katër vjetësh nga Palermo për 40 milionë euro.

Krahas Tottenhamit, interesim për Dybalan kanë treguar edhe PSG-ja, Manchester Unitedi e Bayern Muencheni.