Sport

Kukësi huazon Dakun nga Osijeku

Sulmuesi i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Mirlind Daku, do të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Daku të mërkurën është prezantuar te nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi.

Skuadra shqiptare ka bërë të ditur se Dakun e ka huazuar për një vit, pasi ka arritur marrëveshje me Osijekun e Kroacisë.

Kukësi gjithashtu ka edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Dakut në fund të edicionit 2019/20.

“Sulmuesi Mirlind Daku është pjesë e Kukësit për edicionin e ri. Shtatlarti vjen në formë huazimi te Kukësi pas marrëveshjes me Osijekun, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij”, thuhet, ndër të tjera, në njoftimin e Kukësit.

Daku, 21-vjeçar, verën e shkuar ishte transferuar te Osijeku nga skuadra e Llapit.

Ai edicionin e shkuar shënoi dy gola në 15 ndeshje për Osijekun.

Gjithashtu është pjesë e Kosovës U-21 dhe në shtatë paraqitje ka realizuar dy gola. Në Kosovë, Daku ka qenë edhe pjesë e Hajvalisë.

Ai ka kontratë me skuadrën nga Kroacia deri në verën e vitit 2022.