Bayerni në garë për Zahan

Bayerni në garë për Zahan

22 July 2019 12:31

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Muencheni është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha ka njoftuar të hënën revista "Kicker".

Mësohet se bavarezët tashmë kanë kontaktuar ekipin anglez, i cili për lirimin e Zahas kërkon të paktën 80 milionë euro dëmshpërblim. Zaha mund të luaj edhe si sulmues i krahut dhe te Bayerni shihet si zëvendësim për Franck Riberyn e Arjen Robbenin, të cilët më nuk janë pjesë e klubit, transmeton Koha Ditore.

Zaha ka kontratë me Crystal Palacen deri në verën e vitit 2023 kurse edicionin e shkuar ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar poaq herë në 34 ndeshje në Premier League. 26-vjeçari, ka luajtur edhe te Manchester Unitedi e Cardiff City. Ai po kërkohet edhe nga Arsenali e Tottenhami.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme