Kosova humb në miqësoren me Sllovakinë në basketboll

Kosova humb në miqësoren me Sllovakinë në basketboll

20 July 2019 21:40

Kosova ka zhvilluar miqësoren e parë përballë Sllovakisë, ku pësoi humbje me rezultat 85:79.

Përkundër humbjes, FBK thotë se basketbollistët e Kosovës kanë shfaqur një lojë mjaft të mirë, derisa është dalluar Dardan Berisha me 30 pikë.

Kjo ishte miqësorja e parë ndaj Sllovakisë, derisa miqësorja e dytë zhvillohet të dielën (nesër) nga ora 18:00, po ashtu në Bratislavë të Sllovakisë.

“Këto miqësore do t’i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomerviq, për të parë formën e lojtarëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Kosova do të ballafaqohet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme