Sport

Fiorentina nuk e mendon shitjen e Chiesas për më pak se 70 milionë euro

Federico Chiesa nuk dëshiron më të qëndrojë te Fiorentina, pas interesimit të Juventusit për sulmuesin e ri dhe të talentuar italian.

21-vjeçari ka kërkuar largimin, por drejtuesit e Fiorentinës, duke ditur rivalitetin e madh me Juventusin, nuk i kanë kthyer ende përgjigje atij, transmeton “Sporti në KTV”.

Chiesa sipas medieve në Itali do të ketë një takim me drejtuesit e skuadrës më 23 korrik në New York për të qartësuar situatën e tij dhe mundësisht të lejohet i lirë për të biseduar me Juventusin.

Oferta e “Zonjës së Vjetër” për Chiesën është kontratë pesëvjeçare me pagë prej 5 milionë euro në vit, por klubi i violave i ka vendosur çmim të lartë futbollistit prej 70 milionë eurosh.