Sport

Pensionohet Armend Dallku

Mbrojtësi Armend Dallku është pensionuar nga futbolli aktiv.

Lajmin e ka bërë të ditur Prishtina, ekip ku Dallku ishte kapiten në tre vjetët e fundit.

Dallku në karrierë ka pasur 535 ndeshje zyrtare, me Vorsklan e Ukrainës si kulmin e karrierës së tij.

Është paraqitur 64 herë për Shqipërinë.

Prishtina ka thënë se Dallku do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.

“Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme. Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin Prishtina do të vazhdoj bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej”, thuhet në njoftim.