Roma ka transferuar mbrojtësin italian Gianluca Mancini nga Atalanta për 23 milionë euro.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Romës të mërkurën. Roma fillimisht do të huazojë Mancinin për dy milionë euro, por e ka të detyruar të transferojë lojtarin për 13 milionë euro verën e ardhshme.
Në marrëveshje përfshihen edhe një numër të klauzolave të lidhura me përformancën e 23-vjeçarit që mund të rrisë vlerën e transferimit edhe për tetë milionë euro tjerë.
"Ardhja e Gianlucas na rritë opsionet në mbrojtje. Ai është një mbrojtës i ri dhe talent i madh dhe vjen pas një stinori impresiv", ka thënë drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi.
Mancini, që ka luajtur dy ndeshje me përfaqësuesen e Italisë, luajti 30 ndeshje për Atalantan stinorin e kaluar dhe shënoi pesë gola.