Sport

Arsenali afër Salibas, synon edhe disa transferime

Arsenali është afër që të fitojë duelin me Tottenhamin për të transferuar mbrojtësin francez William Saliba nga Saint-Etienne.

Sipas BBC-së, 18-vjeçari do të mbesë në Ligue 1 edhe për një sezon në formë huazimi, para se t’i bashkohet “Topçinjve” një vit më vonë.

Arsenali mësohet se do të paguajë 30 milionë euro në këste për lojtarin.

Londinezët janë duke punuar edhe në një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Realit, Dani Ceballos, në formë huazimi.

22-vjeçari shihet si zëvendësues i Aaron Ramseyt.

Po ashtu, ekipi i Unai Emeryt po vazhdon përpjekjet për të transferuar mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kieran Tierney.