De Ligt mbërrin në Torino para zyrtarizimit si lojtar i Juves

De Ligt mbërrin në Torino para zyrtarizimit si lojtar i Juves

16 July 2019 22:23

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka mbërritur në Torino të Italisë për të kompletuar transferimin nga Ajaxi te Juventusi për 75 milionë euro.

"Football Italia" raporton se ai testet mjekësore do t’i kryejë nesër në mëngjes.

Fansa të shumtë të “Zonjës së Vjetër” e kanë pritur holandezin në aeroport që nga Amsterdami udhëtoi me aeroplan privat.

19-vjeçari ishte kërkuar edhe nga Barcelona, PSG-ja e Manchester Unitedi.


 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme