Përfaqësuesja U-19 e Kosovës (femrat) ka regjistruar humbjen e dytë rresht në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.
Kosova të martën pësoi nga Përfaqësuesja e Çekisë me rezultatin e lartë, 32:10. Madje, në pjesën e parë, hendbollistet kosovare shënuan vetëm një gol kundrejt 16 të çekëve (16:1).
Te Kosova më e dalluara në këtë ndeshje ishte Sara Rexhepi me tre gola të shënuar. Për Kosovën, kjo ishte humbja e dytë rresht në këtë evropian, pasi në ndeshjen e parë pësoi nga Turqia (28:24).
Ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, Kosova e luan të enjten kundër Ishujve Faroe.