Sulmuesi i krahut Bunjamin Shabani është përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës. Skuadra gjilanase të hënën ka prezantuar Shabanin, me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.
28-vjeçari në edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit nga Armenia, Shirak, kurse karrierë ka bërë edhe te Shkupi, Renova, Partizani i Tiranës si dhe te Bashkimi e Milano të Kumanovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShabani është përforcimi i shtatë i Dritës gjatë kësaj vere, pasi ekipi gjilanas më herët ka transferuar në radhët e veta edhe Ilir Blakçorin, Hamdi Namanin, Drilon Islamin, Donat Hasanajn, Izair Eminin, Darko Tofiloskin e Gilberto Fortunaton, transmeton “Koha Ditore”.
Pos Dritës, edhe skuadra tjetër e Superligës, Prishtina ka njoftuar për transferimin e qendërmbrojtësit Art Maloku nga Vëllaznimi. Edhe për Prishtinën ky është transferimi i shtatë këtë verë, pasi më herët ka siguruar edhe shërbimet e Kreshnik Ukës, Tun Bardhokut, Endrit Krasniqit, Ahmed Januzit, Alban Shillovës e Eglant Haxhos.
Prishtina të martën ka nisur përgatitjet për edicionin 2019/20 pas një pushimi dhjetëditor që e pati pas eliminimit në raundin paraeliminator të Ligës së Evropës.