Sport

Granada konfirmon transferimin e Soldados

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Spanjës, Roberto Soldado është përforcimi më i ri i skuadrës së Granadas, që edicionin 2019/20 do të luajë në La Liga.

Granada ka konfirmuar transferimin e Soldados, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Soldado te Granada është transferuar si futbollist i lirë, pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Fenerbahçen.

Sulmuesi 34-vjeçar, gjatë karrierës ka luajtur edhe te Villarreali, Tottenhami, Valencia, Getafe, Real Madridi e Osasuna. Ai ka edhe 12 paraqitje dhe shtatë gola të realizuara për Përfaqësuesen e Spanjës.