Casillas i bashkohet stafit të trajnerit te Porto

Casillas i bashkohet stafit të trajnerit te Porto

15 July 2019 13:12

Portieri spanjoll Iker Casillas nuk ka vendosur akoma të pensionohet, teksa po vazhdon rikuperimin pas sulmit në zemër.

Ai do të vazhdojë të punojë si pjesë e stafit të Portos, deri në një kthim në fushë.

Legjenda e Real Madridit pësoi sulm në zemër më 1 maj. Ai ishte dërguar në një spital pas sulmit gjatë stërvitjes.

Tani klubi portugez ka njoftuar se 37-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit të trajnerit Sergio Conceicao dhe bordit të klubit deri në kthim.

“Do të bëj diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që bëj zakonisht, që ishte të jem në fushë”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të Portos. “Do të provoj të bëj lidhjen më të mirë mes ekipit dhe klubit”.

Ai s’ka ofruar detaje të tjera për të ardhmen, e as nëse do të pensionohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme