Torres pranë kalimit te Sevilla

Torres pranë kalimit te Sevilla

14 July 2019 21:25

Oliver Torres është pranë transferimit te Sevilla, raportoi “A Bola” të dielën.

Mesfushori 24-vjeçar i ishte bashkuar Portos nga Atletico Madridi në vitin 2017, pasi i kishte kaluar tre vjet i huazuar te skuadra portugeze. Porto e bleu atë për 20 milionë euro.

Mirëpo, Torres po mendon të kthehet në La Ligan spanjolle. Porto është e gatshme të shesë atë për 15 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Sevilla dëshiron që të bashkojë Torresin me ish-trajnerin e tij te Porto, Julen Lopeteguin. Ishte pikërisht Lopetegui që e kishte transferuar Oliver Torresin në Portugali.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme