Atletico në ndjekje të provave që Griezmanni e Barcelona bisedonin qëmoti

Atletico në ndjekje të provave që Griezmanni e Barcelona bisedonin qëmoti

13 July 2019 14:50

Enrique Cerezo thotë se Atletico e Madridit duhet të këmbëngulë deri në fund për të mbrojtur të drejtat e klubit në rastin e “Griezmannit”.

Administratori i deleguar i bardhekuqve la të kuptohet se klubi madrilen ka prova për marrëveshjen mes Barcelonës dhe Antoine Griezmannit para se të hynte në fuqi ulja e klauzolës së largimit nga 200 në 120 milionë euro.

“Nëse klubi ka mbajtur këtë qëndrim do të thotë se ka prova. Duhet t’i studiojmë këto prova dhe nëse i kemi vërtet atëherë do të kërkojmë shumën që ne e konsiderojmë të nevojshme”, tha ai.

Cerezo ka kritikuar ashpër sjelljen e francezit, i cili nuk ia kishte shprehur vullnetin e tij klubit.

“Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i lojtarit, sepse dëshironte të largohej dhe nuk na tha asgjë deri në minutën e fundit. Gjithsesi, Barcelona po bën një goditje të madhe. Nuk dëshironim që Griezmanni të largohej, por e mori këtë vendim e tashmë duhet të shohim nëse ishte i drejtë”, u shpreh Cerezo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme