Sport

Federeri mposht Nadalin për të shkuar në finale të Wimbledonit

Foto: Reuters

Roger Federer është një fitore larg për ta barazuar rekordin me nëntë trofe të Wimbledonit.

Në gjysmëfinale, zvicerani mposhti rivalin e kahmotshëm, Rafael Nadalin, për të luajtur në finalen e madhe kundër Xhokoviqit.

Bartësi i dytë, zvicerani Federer, fitoi 3:1 në sete kundër bartësit të tretë spanjoll, 7:6, 1:6, 6:3 dhe 6:4.

Fitorja e mundshme në finale do të ishte Grand Slami i 21-të në total i fituar, ndërsa ia mohoi Nadalit shansin për të triumfuar për herë të 19-të.

37-vjeçari Federer do të luajë të dielën kundër Xhokoviqit në finale.

“Jam i shumë i lodhur. Ka qenë ndeshje e vështirë pasi Rafa luajti një lojë tejet të mirë për të mbetur në lojë”, tha ndër të tjerash Federer pas ndeshjes.

Herën e fundit kur Federer u shpall kampion në këtë garë ishte viti 2017.