Gjakova mposht rusen Dzhigaros

Nora Gjakova e argjendtë në Budapest

12 July 2019 12:06
19:27

Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Grand Prix në Budapest.

Në kategorinë 57 kilogramë ajo pësoi në finale nga braziliania Rafaela Silva, transmeton Koha.net.

Silva fitoi këtë meç me ippon.

Kujtojmë se në këtë garë medalje të argjendtë ka rrëmbyer edhe Distria Krasniqi. Derisa Majlinda Kelmendi ka humbur luftën për të bronztën.

18:17

Majlinda Kelmendi mbetet pa medalje në Budapest

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të rrëmbejë medalje në Grand Prix e Budapestit.

Në garë për medalje të bronztë ajo pësoi nga spanjollja Ana Perez Box në kategorinë 52 kilogramë, transmeton Koha.net.

Përkundër që ishte duke udhëhequr përballjen ndaj spanjolles, Kelmendi në fund pësoi me një ippon.

17:30

Distria Krasniqi e argjendtë në Budapest

Distria Krasniqi ka dhënë një paraqitje të shkëlqyer në Grand Prix e Budapestit.

Në kategorinë 48 kilogramë ajo rrëmbeu medaljen e argjendtë, transmeton Koha.net.

Në finale ajo pësoi nga japonezja, Funa Tonaki, e cila fitoi me Ippon në “Golden Score”.

15:08

Edhe Gjakova në Finale

Nora Gjakova ka arritur që të mposht panamezen Miryam Rober.

Gjakova ka mposhtur me vazzari panamezen.

Gjakova ka arritur që të sigurojë medaljen e argjendtë dhe garën për të artën në Grand Prix Budapest.

Nora do të ndeshet me Rafaela Silva nga Brazili.

14:45

Distria mposht edhe spanjollen Juliana, kalon në finale

Distria Krasniqi nuk di të ndalet, ajo ka arritur që ta mposht spanjollen Juliana Figueroa.

Krasniqi ka mposhtur Figueran në sekondat e parë të ndeshjes me Ippon.

Distria me këtë fitore ka arritur që të kualifikohet në finalen e Grand Prix Budapest.

14:43

Majlinda mposhtet nga japonezja në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi është mposhtur nga japonezja Chishima Maeda në gjysmëfinale.

Majlinda ka pasur një ndeshje të fortë me Madean, por fati nuk ishte në anën e saj, ajo ka humbur në minutat shtesë të lojës.

Kelmendi do të shkoj në repechage me spanjollen Ana Perez Box.

14:13

Edhe Krasniqi në gjysmëfinale, mposhtë kinezen Li

Distria Kransiqi ka arritur ta mposht kinezen Yanan Li.

Kinezja ka marr tre karton (shido) që i bie fitore e Krasniqit me Ippon, transmeton koha.net.

Krasniqi me këtë fitore është kualifikuar për gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Julia Figueroa nga Spanja.

13:50

Edhe Gjakova kalon në gjysmëfinale

Nora Gjakova ka arritur që ta mposht Ivelina Ilieva nga Bullgaria.

Nora Gjakova edhe pse ka marrë një karton (shido) ka mposhtur bullgaren me Ippon, transmeton koha.net.

Gjakova me këtë fitore kalon në gjysmëfinale.

13:31

Kelmendi fiton edhe luftën e dytë, kalon në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi ka arritur që ta mposht Tetiana Levytska Shukavani nga Gjeorgjia.

Kelmendi me shumë zgjuarsi ka arritur që ta mposhtë Shukavanin me një vazzari në kohë shtesë, transmeton koha.net.

Majlinda me këtë fitore kalon në gjysmëfinale.

13:22

Gjakova mposht Abzettan me Ippon

Nora Gjakova ka arritur që ta mposht Abzetta Dabonne Zouleiha nga Bregu i Fildishtë.

Gjakova ka mposhtur Abzettan me Ippon.

13:10

Krasniqi mposht rusen Giliazova

Mistria Krasniqi ka arritur që ta mposht Sabina Giliazova.

Krasniqi ka marr dy kartona (shido) por Giliazova ka marrë tre, e me këtë ajo ka fituar me Ippon garën e parë të saj në Grand Prix Budapest.

Image
12:34

Edhe Kelmendi fiton garën e parë në Budapest

Majlinda Kelmendi ka arritur që të fitojë garën e parë në Grand Prix të Budapestit.

Kelmendi ka mposhtur meksikanen Luz Olvera, transmeton koha.net.

Majlinda ishte në disavantazh me 1 wazzari e kishe edhe një karton (shido), por ka arritur ta rikthejë lojën duke fituar 2 wazzari rresht që kanë vlerën e një Ipponi.

Image
12:06

Gjakova mposht rusen Dzhigaros

Nora Gjakova ka arritur që ta mposhtë Diana Dzhigaros nga Rusia, në luftën e saj të parë.

Xhudistët kosovarë, sot kanë garën e radhës, në Grand Prixin e Budapestit, transmeton koha.net.

Kosova është duke u përfaqësuar me pesë garues, katër në konkurrencën e femrave dhe një te meshkujt.

Garueset femra që do të ndeshen sot janë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi ndërsa nesër Loriana Kuka, ndërsa në kategorinë e meshkujve Kosova përfaqësohet nga Akil Gjakova.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme