Sport

Sqaron trajneri atë se çfarë ndodhi që u prezantua lojtari i njëjtë edhe te Drenica edhe te Vushtrria

Në futbollin kosovar shpeshherë ndodhin gjëra të pazakonta.

Një ndër to është edhe rasti me lojtarin Besfort Dervishaj.

Me 8 qershor skuadra e Drenicës kishte njoftuar se kishte nënshkruar me talentin, Dervishaj. Sipas faqes zyrtare të Drenicës ai kishte nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.

Por disa ditë më pas skuadra e Vushtrrisë kishte prezantuar të njëjtin lojtar si përforcim.

Edhe pse të gjithë u çuditën me këtë, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku sqaroi se pse ndodhi një gjë e tillë.

“Besarti ka qenë futbollist i Drenicës, e kemi vazhduar normalisht kontratën dhe me marrëveshje të dy anshme jemi dakorduar që të jetë pjesë e Vushtrrisë për 1 sezon dhe mbas një viti ai të kthehet sërish në Drenicë. Në një far formë është si huazim kisha me thënë që kjo është e vërteta për Dervishin”, u shpreh Lushtaku./kp

{gallery}