Barcelona vendos të mos e shesë Coutinhon

Barcelona vendos të mos e shesë Coutinhon

08 July 2019 11:25

Sipas prestigjiozes The Mirror, drejtuesit e skuadrës së Barcelonës kanë vendosur që mos ta shesin atë këtë merkato verore.

Braziliani është transferuar 18 muaj më parë tek katalanasit në një shumë prej 142 milionë funtesh nga Liverpooli.

Ai ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në Anfield, por ishte edhe kampioni francez PSG i cili u fut në garë për shërbimet e lojtarit,

Madje thuhej se ishte arritur një marrëveshje shkëmbimi mes PSG-së dhe Barcelonës midis Coutinhos dhe Neymarit, por një gjë e tillë nuk u zyrtarizua.

Agjenti i Coutinhos ka folur rreth të ardhmes së tij  duke bërë të ditur se Barcelona nuk do ta shesë atë këtë verë.

"Kam folur disa ditë më parë me Pep Segura, në Barcelonë, Ai më tha se klubi nuk dëshiron të shesë Coutinho këtë verë" tha Joorabchian për RMC Sport./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme