Sport

Xhudistja Flaka Loxha, e artë në Sarajevë

Foto: Driton Kuka / FB

Xhudistja e re, Flaka Loxha, ka arritur të sigurojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Juniorë të mbajtur në Sarajevë.

Gjatë garës, në kategorinë deri në 57 kg, ajo u desh të luftonte edhe me garuesen serbe, Marica Perishiq, të cilën e mposhti në gjysmëfinale për të arritur finalen me garuesen holandeze, Shannon Van de Meeberg, të cilën e mposhti me Waza-ari për të siguruar medaljen e artë të kësaj gare, raporton Koha.net.

Trajneri i saj, Driton Kuka, tha se Loxha mposhti në gjysmëfinale serben Perishiq “e cila ishte favorite e kësaj gare”.

Image