Sport

Të marrësh rrogë e të mos luash - përvoja e lojtarëve shqiptarë

Shkëlzen Gashi nuk do të kthehet te Grasshoppersi zviceran. Këtë lajm e ka dhënë të martën gazeta zvicerane "Blick". Gashi nuk po luan, por është duke marrë pagë të rregullt. Këtë vit ai pritet të paguhet rreth një milion franga zvicerane.

Me shumë mundësi Gashi do të kishte pagë shumë më të vogël se që merr aktualisht, nëse do të vendoste që të bashkohet me Grasshoppersin, që edicionin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë "helvetike". Nga mundësia që të përfitojë mirë financiarisht nga kontrata që ka në SHBA apo të luajë në kategorinë e dytë zvicerane për më pak para, Gashi ka zgjedhur të parën, shkruan sot Koha Ditore.

Gashi deri në fund të dhjetorit është i lidhur me kontratë me skuadrën e ligës amerikane, Colorado Rapids. Colorado për shkak të limiteve për lojtarë të huaj, më 1 mars e ka larguar Gashin nga skuadra, përkatësisht nga ekipi aktiv. Por kjo nuk nënkupton se atij i është shkëputur kontrata. Ai është nën kontratë me Coloradon dhe do të paguhet deri në fund të saj, pra deri në fund të dhjetorit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)