Sport

Holanda mposht Suedinë për të arritur finalen e Botërorit të Femrave, lëndohet Kosovare Asllani

Foto: Getty Images

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, që përfaqëson kombëtaren e Suedisë, ka pësuar një lëndim që për pasojë është dashur të bartet nga fusha e gjelbër me ndihmën e mjekëve.

Lëndimi i saj erdhi pas një dueli në ajër me një lojtare të Holandës, kur topi goditi atë në fytyrë dhe besohet të ketë pësuar tronditje, raporton Koha.net.

Image

Holanda këtë ndeshje e fitoi me rezultatin minimal 1-0 në minutat shtesë përmes sulmueses Jackie Groenen.

Me këtë fitore, Holanda arrin finalen e Botërorit të Femrave, ku e pret SHBA-ja pas fitores së arritur një ditë më parë ndaj Anglisë.