Kreu i “Plisave” dyshon se Prishtina i ka shitur ndeshjet ndaj St Josephsit Foto: Driton Paçarada / KD

Kreu i “Plisave” dyshon se Prishtina i ka shitur ndeshjet ndaj St Josephsit

02 July 2019 19:58

Kreu i tifozëve “Plisa”, Albert Kastrati përmes një postimi në Facebook është i zemëruar me eliminimin e Prishtinës nga faza parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Ai dyshon se Prishtina ka shitur të dyja ndeshjet ndaj klubit nga Gjibraltari, St Josephs, që vazhdoi tutje duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

“Nuk e meritojnë Plisat, nuk e meritojnë qytetarët e Prishtinës me ja hup krenarinë klubit tonë. Unë mendoj që klubi jonë e ka shitë lojën, si brenda si jashtë, e dyshimet e mia forcohen edhe më shumë kur kemi trajner Josën. Boll më, marre”, ka shkruar Kastrati.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme