Portieri i Brazilit, Alisson insiston se nuk është një hero.
Ai tha se për momentin është duke u përgatitur për ndeshjen me Argjentinën që do të luhet të mërkurën.
Portieri i Liverpoolit bëri disa mbrojtje të mira në fitoren e Brazilit kundër Paraguayit, transmeton kp.
“Nuk e shoh veten si hero, nëse unë bëj një pritje të mirë dhe lojtarët e tjerë nuk luajnë mirë, ne nuk do të fitonim”, deklaroi ai.
Ai tha se duhen të jenë gati për ndeshjen e radhës.