Sport

Manolas firmos me Napolin

Manolas firmos me Napolin

Skuadra e Napolit ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit grek Kostas Manolas, të cilin e ka transferuar nga Roma. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga mediumet italiane kurse është konfirmuar edhe nga Napoli.

Për kartonin e Manolasit, Napoli ka paguar 36 milionë euro dëmshpërblim me bonuse, kurse 28-vjeçari me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare, transmeton “Koha Ditore”.