Uruguai eliminohet nga Peruja në Kupën e Amerikës, Suarezi humbi penalltinë Foto: Reuters

Uruguai eliminohet nga Peruja në Kupën e Amerikës, Suarezi humbi penalltinë

30 June 2019 21:15

15 herë kampioni i Kupës së Amerikës, Uruguai, u eliminua në çerekfinale të garës të shtunën pasi u mposht 5:4 në penallti nga Peruja.

Tri gola u anuluan në këtë ndeshje nga sistemi VAR, për shkak të pozitës jashtë loje dhe 90 minuta përfunduan pa gola.

Luis Suarez e humbi penalltinë e parë të Uruguait, ndërsa të tjerët të gjithë ishin të saktë. Nga ana tjetër, Edison Flores i dha Perusë vendin që dërgon në katërshen më të mirë të garës, pasi topin e dërgoi me sukses prapa shpinës së portierit Fernando Muslera, transmeton “Sporti në KTV”.

Peruja do të takohet në gjysmëfinale me fqinjët nga Kili, kurse nikoqiri i garës, Brazili, takohet me rivalin Argjentinën, në finalen para finales. Uruguaianët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa golat e anuluara ishin ato nga Giorgian de Arrascaeta, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.

Uruguai bëhet ekipi i tretë që eliminohet nga çerekfinalja në penallti, pasi Paraguai u mposht nga Brazili, derisa Kili e fitoi duelin me Kolumbinë nga 11-metërshi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme