Sport

Bekim Shotani e merr drejtimin e Vushtrrisë

Descriptive Text

Të dielën gjatë ditës, skuadra e Vushtrrisë që në edicionin e sivjetmë do të bëjë gara në elitën e futbollit të Kosovës, e ka bërë zyrtar lajmin për trajnerin e ri.

Bekim Shotani rikthehet në krye të ekipit vushtrrias dhe do të jetë pasues i Samuel Nikajt, i cili ditë më parë u zyrtarizua si trajner i Lirisë së Prizrenit, raporton “Sporti në KTV”.

“Zyrtare. Bekim Shotani do të na udhëheqë në edicionin e ri 2019/20”, shkruhet në njoftimin e klubit në rrjetin social Facebook.