Klubi spanjoll Real Madrid është gati për t’i bërë ofertë Liverpoolit për sulmuesin e tyre, Sadio Mane.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane është gati për ta ndërruar sulmuesin e tyre Marco Asensio dhe të shtojë disa para për yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.
Mediat spanjolle thonë se Zidane po mundohet që ta marrë në ekip Manen këtë verë.
Liverpooli insiston se Mane nuk është në shitje, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluar Realin për ta bërë ofertën për sulmuesin.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop është i interesuar për spanjollin Marco Asensio.
Zidane dëshiron që të këtë një marrëveshje me Manen para se të fillojë sezoni i ri në La Liga.
Reali tashmë ka harxhuar 300 milionë euro dhe kanë të drejtë të harxhojnë edhe 200 milionë euro tjera këtë verë./ksp