Sport

Azpilicueta: Hazardi kishte oferta të mëdha nga klubet angleze

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Eden Hazard ka pasur oferta të mëdha nga klubet angleze.

Hazardi u transferua në Real Madrid muajin e kaluar për një çmim prej 150 milionë euro.

“Ai gjithmonë ka shprehur dëshirën që të mos luaj për një skuadër tjetër angleze, edhe pse kishte mundësi sepse ka pasur oferta më të mira”, ka thënë Azpilicueta.

“Ai nuk ishte egoist, gjithmonë e ka pasur si dëshirë të luante për Realin, dhe tash do të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Gjithasht, Azpilicueta shtoi se Hazardi u tregua i drejt deri në ditën e fundit./ksp